Pacolli e përshëndet LDK-në dhe LV-në për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit, thotë vendin e presin shumë punë

Behgjet Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u shpreh lavdi atyre që kontribuan për këtë ditë historike

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës dhe qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës gjatë rrugëtimit të tij drejt lirisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai  ka kujtuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për arritjen e kësaj dite historike. “Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë! Sot festojmë me krenari dhe dashuri sakrificën dhe qëndrueshmërinë e një populli që kurrë nuk u dorëzua. Uroj që liria dhe shpresa të ndriçojnë gjithmonë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, me paqe, unitet dhe zhvillim. Lavdi të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë historike! Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …