Bëhu Gerry Adams: Rubin rikujton fjalët që Albright i kishte thënë Thaçit në Rambuje

James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i shtetit dhe zëdhënës kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Gjatë seancës së sotme, Rubin tha se Albright i kishte bërë një krahasim të drejtpërdrejtë Thaçit gjatë një takimi në Konferencën e Rambujesë, duke i thënë: “Duhet të bëhesh Gerry Adams i Kosovës”, duke iu referuar liderit politik të Irlandës së Veriut që kishte ardhur nga radhët e IRA-s (Ushtria Republikane Irlandeze) dhe ishte shndërruar në figurë kyçe të procesit politik. Rubin tregoi se kur iu prezantua një kabllo nga ai takim, aty ishte përmendur vetëm thirrja e Albright që UÇK-ja të shndërrohej në parti politike, por sipas tij, referenca për Gerry Adams nuk ishte përfshirë. “Kabllot shpesh reflektojnë vetëm përshtypjet e atij që i shkruan. Por unë e mbaj mend qartë: Albright ia bëri këtë krahasim Thaçit”, deklaroi Rubin. Sipas tij, ky ishte një mesazh i qartë nga SHBA që Thaçi dhe UÇK-ja duhej të kalonin nga lufta në politikë, duke ndjekur shembullin e procesit irlandez.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …