Krijesa pa histori dhe biografi, Hekuran Murati është mendër me thënë ministër i Financave në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit. ai bë i “famshëm” kur botërisht tha se: “më lirë do të na kushtonin mercenarët se sa ushtarët e UÇK-së…”, në luftë për liri dhe çlirim. Në një vend normal dhe me një qeveri normale ai do të shkarkohej menjëherë duke u shndërruar në pacient të Prokurorisë Speciale. Në rrethana që jemi ku çështja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë veteranët e luftës, invalidët e luftës, ish të burgosurit politikë, dëshmorët e kombit dhe sakrifikuesit tjerë për këtë liri dhe pavarësi që e kemi, ky farë mistreci që asgjë nuk ka kontribuar personalisht apo familjarisht vazhdon të tallet nga pozita e një maniaku qeveritar. Po të kishte veteranë të luftës të organizuar dhe të vendosur, edhe nëse nuk do të shkarkohej, asnjëherë nuk do t’i lejohej t’i fuste thundrat në objektin e Qeverisë apo të Kuvendit. Po të ishte një shoqatë e të Burgosurve Politikë që ende e ka një thermi idealizmi, shkaku se ish udhëheqësit e saj ishin kapur kokë e këmbë nga qeveria aktuale dhe antikombëtari Murati, ky farë sançopanço qeveritar, do të shporrej nga karrigia e pamerituar me asgjë. Ky farë i panjerëzishmi bëri çmos që t’ua shkurtojë përkrahjen financiare pengjeve të Hagës, falë të cilëve u bë, mendër me thënë ministër. Ky farë, ministër ka përgjegjësi direkte për 500 milionë euro tenderë njëburimor.
Kontrolloni gjithashtu
Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë
Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
