leoni

Behxhet Shala

Behxhet Shala: Kuvendi në bllokadë, opozita e përçarë, Kurti në avantazh

Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar dhe pa zgjidhje konkrete, ndërsa konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit mbetet i bllokuar. Analistë politikë dhe njohës të zhvillimeve në vend e vlerësojnë këtë krizë si pasojë të një opozite të paorganizuara dhe një pozite që po shfrytëzon mekanizmat institucionalë për të zgjatur paqartësinë. Në një analizë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, analisti Behxhet Shala ka kritikuar ashpër të gjitha forcat politike, me theks të veçantë në qasjen e Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurti, për të cilin thotë se po e instrumentalizon Kuvendin për interesa personale politike. Shala thekson gjithashtu se manipulimet politike dhe mungesa e ndjeshmërisë ndaj pasojave shtetërore kanë sjellë stagnim institucional, izolim ndërkombëtar dhe një krizë të re legjitimiteti. Ai paralajmëron se zgjedhjet lokale që po afrojnë do të jenë një test real për të gjitha partitë, veçanërisht për opozitën, e cila duhet të rikthejë besimin e humbur. Në fund të analizës, autori e krahason situatën aktuale me një kapitull të errët të demokracisë kosovare, duke akuzuar edhe institucionet më të larta të shtetit për bashkëpunim pasiv me proceset që, sipas tij, kanë çuar në de-legjitimimin e luftës çlirimtare dhe zhbërjen e figurave historike të UÇK-së përmes Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …