Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës veproi drejt kur votoi kryetarin e Kuvendit, Dimal Arsovska. Në shkrimin e tij, Shala thekson se ky votim e bëri publike të kaluarën dhe qëndrimet e Arsovskës, të cilin e cilëson si antikombëtar dhe të papërgatitur për përgjegjësitë institucionale. Sipas tij, opozita e detyroi Lëvizjen Vetëvendosje të nxjerrë në pah standardin e saj të dyfishtë dhe mungesën e koherencës politike. Megjithatë, Shala shton se shkarkimi i kryetarit të Kuvendit duhet të kërkohet për shkeljen e Kushtetutës dhe rregullores, e jo për bindjet e tij politike. Ai thekson se veprimet e fundit kanë dëmtuar institucionet dhe kanë cenuar bazat e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …