Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndalon çdo veprim drejt krijimit të institucioneve të reja. Musliu ka thënë se shteti është bllokuar për një pozitë që, sipas saj, nuk ka as peshë e as ndikim, duke akuzuar qeverinë se po bën “teatër me institucionet” për interesa partiake. Ajo theksoi se pa një Kuvend funksional nuk ka demokraci, por vetëm një qeveri autoritare pa legjitimitet ligjor e moral. Sipas saj, Kosova po kalon ditët më të vështira dhe qytetarët nuk votuan për një Kuvend të heshtur, por për përfaqësim dhe përgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …