Sot nga ora 12:00 deri në orën 20.00 në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe para arkivolit të Adem Demaçit

Behxhet Shala: Vizita e udhëheqësve të VV-së te varri i Demaçit, shkelje e rëndë morale

Analisti dhe veprimtari i njohur, Behxhet Sh. Shala – Bajgora, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vizitës së fundit të liderëve të Vetëvendosjes te varri i Adem Demaçit. Në një shkrim të publikuar të premten, më 20 qershor, Shala e ka cilësuar këtë vizitë si “shkelje të rëndë të parimeve morale”, duke e përshkruar si hipokrizi dhe përfitim politik mbi sakrificën e një figure që, sipas tij, ishte mishërimi i lirisë së shqiptarëve. “Vizita e fundit e trojkës antidemaçiane: Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla – të cilën Shala e quan ‘Marimanga e Zezë’ – paraqet mungesë respekti, pafytyrësi dhe perversitet”, shkruan ai. Shala kujton figurën e Adem Demaçit si një ndër ikonat më të mëdha të lirisë kombëtare, që përjetoi sakrifica të mëdha, por që në fund u la i vetëm dhe u përdor politikisht nga ata që më pas e harruan. “Baca Adem ishte realitet, jo mit. Ishte përfytyrimi i lirisë që nuk i takon vetëm një kohe, por gjithë njerëzimit”, shkruan Shala, duke theksuar se Demaçi u refuzua të bëhej president apo kryeministër pikërisht nga të njëjtit që sot vizitojnë varrin e tij për përfitime politike. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, Shala kritikon Albin Kurtin për hipokrizi, duke kujtuar se ishte ai që – sipas tij – refuzoi mbështetjen institucionale për Demaçin dhe që e la të vetmuar në momentet më të vështira. Ai gjithashtu akuzon udhëheqjen aktuale për qëndrimet kundër UÇK-së, për ndihmën ndaj Gjykatës Speciale dhe për përndjekjen e veteranëve dhe të burgosurve politikë.  “Kur i përndiqni të gjallët që janë me Bacën, mos i trazoni të vdekurit për përfitim. Kjo nuk është respekt, është fyerje e kujtesës kolektive,” përfundon reagimin e tij Shala, duke shtuar se shqiptarët nuk e meritojnë këtë mungesë dinjiteti ndaj figurave më të ndritura të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …