Bejtush Gashi e nis punën si ministër i MPB-së, takon shefen e Bashkimit Evropian në Kosovë

Bejtush Gashi e nis punën si ministër i MPB-së, takon shefen e Bashkimit Evropian në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur Apostolova se prioritet kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave. Në anën tjetër, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova pasi uroi ministrin Gashi për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në ministerialin e iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut në Sarajevë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në Sarajevë për të marrë pjesë …