Nxënës nga FMS Gymnasium Neufeld Bern të Zvicrës u pritën nga kryetari i komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim nxënës dhe mësimdhënës të shkollës FMS Gymnasium Neufeld Bern të Zvicrës,  të cilët po  qëndrojnë për vizitë në Deçan. Gjatë kësaj vizite kryetari Ramosaj i njoftoi më zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet që ka komuna, ato të cilat janë duke u realizuar dhe planet për të ardhmen si në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, kulturës, arsimit etj. Vlen të ceket se bashkëpunimi më shkollën FMS Gymnasium Neufeld Bern të Zvicrës vazhdon që nga  viti 2014 falë inicimit të ish drejtorit të këtij institucioni Prof.Musa Stojkaj për një bashkëpunim të tillë në këmbim të përvojave mes këtyre dy shkollave. Gjatë qëndrimit një javorë nxënës të shoqëruar nga një pjesë e personelit të kësaj shkolle  vizitojnë  institucionin komunal në Deçanit, tempujt fetar, vendet historike jo vetëm në Deçan po në tërë Kosovën ku bartin më vete përshtypjet nga Kosova dhe këmbimin e përvojave të mira më nxënës, mësimdhënës, pritjen në familje etj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …