Kryetari Jashari, priti në takim Ambasadorin Slloven

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Bekim Latifi, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj. Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë çështje, ndër të tjera Kryetari Jashari e informoi për punën që është duke u bërë në Skenderaj, si dhe për prioritetet zhvillimore që janë në vitet e ardhshme. Po ashtu Ambasada Sllovene përmes disa organizatave ndihmon nxënësit në Skenderaj, duke i mbështetur me bursa studimore, për këtë, Kryetari Jashari, falënderoi të gjithë popullin Slloven për mbështetjen e dhënë Kosovës, dhe në këtë rast falënderoi edhe ambasadën Sllovene për ofrimin e këtyre bursave për nxënësit e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet me shumicë votash buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2024

Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt, ku në …