Bekë Berisha

Bekë Berisha: Gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese, ajo kërkon reagim serioz të institucioneve përgjegjëse të shtetit

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha, konsideron se  gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe kërkon reagim serioz të institucioneve përgjegjëse të shtetit. Gjendja e vërtetë që po paraqitet nga Qeveria, me theks të veçantë e Policisë së Kosovës, është ndryshe. Policia qëndron me moral të lartë dhe me përkushtim si gjithherë më parë kur ka qenë në pyetje shtrirja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Si i kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, i njoh mirë kapacitetet e Policisë së Kosovës, po edhe përkushtimin dhe moralin e tyre në shërbim të atdheut, që meritojnë respekt institucional dhe jo vetëm vajtimin e Qeverisë”. Po të kishte vullnet dhe guxim politik barrikadat në veri do të largoheshin brenda një ore, qysh janë larguar edhe herave të kaluara. Nuk duhet ndejtuar  duarkryq duke e lënë popullin e Kosovës në një mjegull të madhe”, u shpreh Bekë  Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses hap rrugën për dalje nga bllokada institucionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën …