Bekë Berisha

Bekë Berisha: Paga e deputetëve nuk është e merituar për nga angazhimi

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është shprehur kritik ndaj situatës së bllokimit institucional në vend, duke thënë se ndihen të pafuqishëm përballë mungesës së zgjidhjes politike. Berisha tha se e vetmja shpresë e mbetur është ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese ose një ftesë nga Presidentja për dialog. “Na kanë qëndruar gati ambasadat, por ne kurrë nuk kemi arritur të japim orientim situatës politike”, deklaroi ai. I pyetur për pagesat ndaj deputetëve, Berisha pranoi se rroga është marrë rregullisht, por theksoi se nuk është e merituar. “Paga ka dalë fikse, pa komisione, pa meditje – 1500 euro. Ai është ndër të paktët deputetë që ka pranuar publikisht se kjo pagesë nuk përkon me angazhimin real në Kuvend, sidomos në kushtet kur seancat po dështojnë vazhdimisht.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …