Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, iu ka ka përgjigjur ashpër përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar, i cili ka thënë se nuk ka gjasa që në vitin e ardhshëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së. Ai shton madje se deklaratat e Zhbogarit nuk janë të rëndësishme, pasi liberalizimi i vizave nuk varet nga ai, duke u shprehur i bindur që në fillim të vitit të ardhshëm, Kosova do të hyjë në zonën e shengenit dhe për këtë qytetarët nuk duhet të preokupohen për zvarritjen e saj. Ky nuk është ministri i parë, mbase nuk do të jetë as i fundit, ministër integrimi i cili mund të premtojë nga viti në vit ashtu sikur kanë premtuar të gjithë ministrate e ministreshat para tij, por liberalizimin realisht nuk është problem me të cilat merret aq seriozisht BE-ja, sepse ka të tjera çështje më të rëndësishme për “rehatimin” e Kosovës brenda Serbisë, pastat liberalizimi nuk ka më asnjë efekt.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
