Opozita e bashkuar sot do të vazhdojë protestat paqësore në Prizren

Opozita e bashkuar sot do të vazhdojë protestat paqësore  në Prizren, me qëllim për të  kundërshtuar marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi dhe kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, në veri të vendit,  marrëveshje e  nënshkruar me Serbinë, më 25 gusht 2015, në Bruksel. Deri tani janë mbajtur protesta masive në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Malishevë, Deçan.  Parashihet që më 9 janar 2016, të mbahet po ashtu një protestë masive kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …