Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu kërkon ekspertizë forenzike për votat me postë dhe hetim gjithëpërfshirës

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që votat me postë t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, duke paralajmëruar se vetëm një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit. Haxhiu ka përshëndetur aksionin e Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave, duke e cilësuar veprimin e kryeprokurorit Petrit Kryeziu si shembull të përgjegjësisë institucionale në zbatimin e ligjit. Ai ka kërkuar që i njëjti standard ligjor të zbatohet edhe nga Kryeprokurori i Kosovës dhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. “Zbatimi i barabartë i ligjit duhet të shtrihet në të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë edhe veprimet në QNR dhe KQZ, ku janë administruar vota me postë të pranuara jashtë afatit ligjor, për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara për manipulim”, ka shkruar Haxhiu.  “Këto veprime përbëjnë shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor”, ka theksuar ai. Haxhiu ka kërkuar që votat me postë t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike si pjesë e një hetimi të pavarur, profesional dhe të paanshëm, duke shtuar se një hetim i tillë mund të zbulojë një skemë të gjerë kriminale në votimin jashtë vendit. Ligji është i barabartë për të gjithë. Askush nuk është mbi ligjin, ka përfunduar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Akademik Arsim Bajrami denoncon ndërhyrjen politike dhe rrezikun për ndërgjegjen historike të brezave

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale …