leoni

Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Bekim Haxhiu thotë se Haradinaj duhet të reflektojë për taksën dhe të mos e presë letrën e tretë të SHBA-ve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të reflektojë për taksën dhe të mos e presë letrën e tretë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të përmbajë kritika më të rënda. Haxhiu ka thënë se duhet të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe kjo, sipas tij, mund të arrihet duke pezulluar taksën për 120 ditë, ashtu siç po bën thirrje kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. “Nëse e shikojmë në aspektin strategjik dhe ngjarjeve të fundit, brenda një muaji kemi dy letra të Donald Trumpit ndaj Kosovës dhe është çështje që duhet të reflektohet. Nuk do të duhet të pasohej letra e tretë. Ne duhet ta ruajmë këtë partneritet pasi e kemi një kaluar të vështirë dhe fal partneritetit kemi arritur lirinë”, ka thënë Haxhiu. Ai ka theksuar se Haradinaj është i vetëdijshëm që duhet ta ruajë këtë partneritet. Dhe nëse është kusht heqja e taksës atëherë duhet të ketë reflektim”, ka shtuar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …