Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka kujtuar më fjalë të mëdha jetën dhe veprën e e veteranit të UÇK-së, Hajrë Gashi i cili është ndarë sot nga jeta. “Baci Hajrë Gashi, është shembulli më i argumentuar, për çështjen e Kosovës, la prapa një jetë më të mirë se sa në Kosovën e paraluftës. Përveç guximit prej një burri sypatrembur, historia do ta kujtojë edhe për diçka tjetër. Baci Hajrë është njohur edhe për ndërtimin e armëve, për të bëmat e të cilave, di mirë policia dhe ushtria serbe, nëse kanë mundur të shpëtojnë nga plumbat e tij. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Jashari.
