Bekim Jashari

Jashari e përkrah peticinonin e inicuar nga Bahtiri për ndryshimin e ligjit për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e përkrah peticinonin e inicuar nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave proces ky që i hapë rrugë bashkimit të qytetit të ndarë në dy komuna. “Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, z.Agim Bahtiri. Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …