Bekim Jashari: Me nderimet më të larta shtetërore i përkujtuam sot 150 të vrarët e Masakrës së Izbicës

Bekim Jashari: Me nderimet më të larta shtetërore i përkujtuam sot 150 të vrarët e Masakrës së Izbicës

Sot është shënuar 20 vjetori i masakrës së Izbicës, ku forcat ushtarake e policore serbe vranë dhe masakruan 147 shqiptarë civil të paarmatosur. Për nder të rënëve sot kanë bërë homazhe krerët institucional. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashhari ka thënë së vetëm duke i nderuar të gjithë ata që ranë në fushën e nderit, nderojmë të ardhmen dhe historinë popullit.”Me nderimet më të larta shtetërore dhe me respekt të veçantë, së bashku me kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të tjerë, përkujtojmë sot 150 të vrarët e Masakrës së Izbicës! Duke nderuar dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që ranë në fushën e nderit, nderojmë të ardhmen dhe historinë më të re të popullit shqiptar. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …