Bekim Jashari: Për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës

Bekim Jashari: Për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marr pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e dorëzimit të dekoratave Urdhri “Heroi i Kosovës”, nga kryetari Thaçi, për familjarët e 158 heronjve që prehen në  Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Ai ka shkruar se për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës. “Për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar në forma të ndryshme për të fituar luftën e shenjtë të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Isha i nderuar të jem i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e dorëzimit të dekoratave Urdhri “Heroi i Kosovës”, nga Presidenti i Republikës, z.Hashim Thaçi, për familjarët e 158 heronjve, emrat e të cilëve janë gdhendur në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Theksova ndër tjera se vetëm të bashkuar si popull mund ta çojmë përpara amanetin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …