Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim përkrah qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me synimet e tyre për Grenlandën, duke vënë në pah varësinë politike dhe strategjike të Prishtinës nga Uashingtoni. Andoni tha se Kosova, për shkak të lidhjes së saj historike dhe ekzistenciale me SHBA-në, është e detyruar të mbajë çdo qëndrim që i diktohet nga Uashingtoni. Arsyeja është se ekzistenca e Kosovës dhe procesi i shtetformimit të saj janë të lidhura plotësisht me interesat amerikane në aspektin e sigurisë”, tha Andoni. Ai theksoi se për Kosovën, çështja e sigurisë dhe e ekzistencës është parësore dhe vjen përpara problemeve ekonomike dhe institucionale, të cilat sipas tij janë të mëdha dhe të pazgjidhura. “Qëllimi është që Kosova të mbetet një zonë që i përket interesave amerikane, dhe entuziazmi me të cilin u prit ftesa amerikane tregon se Prishtina do të mbajë çdo qëndrim të diktuar nga SHBA-të”, shtoi ai. Edhe sa i përket Shqipërisë, Andoni u shpreh se është e qartë që Tirana zyrtare do të përkrahë çdo politikë amerikane lidhur me Grenlandën, duke e përforcuar idenë se politika e jashtme e dy shteteve shqiptare mbetet e varur nga orientimi strategjik i Uashingtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Akademik Arsim Bajrami denoncon ndërhyrjen politike dhe rrezikun për ndërgjegjen historike të brezave

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale …