Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që iu drejtua protestuesve në Shkup. Në fjalën e tij, ai theksoi se ish-komandantët e UÇK-së po përballen me një proces që, sipas tij, është i padrejtë dhe i njëanshëm. Hajdari deklaroi se tubimi ishte thirrur për një kauzë që prek thellë ndërgjegjen kombëtare, historinë dhe identitetin e shqiptarëve, duke nënvizuar se kjo kauzë mbi të gjitha i bashkon qytetarët. Ai tha se protesta synon kërkesën për drejtësi për ish-komandantët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në përmbyllje, Hajdari theksoi se mesazhi i protestës nuk është hakmarrja, por drejtësia, duke kërkuar trajtim të drejtë dhe respektim të së vërtetës historike të luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: BE-ja po e mban Ballkanin në pritje, Evropa s’ka të ardhme pa integrimin e rajonit

Në Kongresin e Vjenës, në konferencën e përvitshme që mbledh figura të rëndësishme politike dhe …