Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, ngadalësimin e inflacionit për një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, tash pjesë e LDK-së, Berat Rukiqi, ka shkruar rreth pretendimeve të Qeverisë së Kosovës që Kosova e ka nivelin e inflacionit më të ulët në rajon. Rukiqi këtë pretendim të Vetëvendosje e ka quajtur si manipulim statistikor. “Inflacioni është ngadalësuar, çmimet nuk janë ulur, përkundrazi disa po rriten (sidomos nafta dhe produktet ushqimore). Manipulimi statistikor nuk ka të ndalur. Një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm, qeveria po e quan sukses”, ka thënë Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, kanë rënë 41 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqin

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion …