Brickos

Berisha: Shitja e policave të sigurimit përfshirë ato obligative, vullnetare e kufitare është rritur për 22 përqind, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2022

Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se  gjatë periudhës janar-qershor 2023 shitja e policave të sigurimit përfshirë ato obligative, vullnetare e kufitare është rritur për 22 përqind në raport me periudhën e njejtë të vitit 2022. Nëse e bëjmë krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2021 atëherë shihet se shitja e policave është rritur për 41.45 %, deri sa në raport me periudhën janar-qershor 2020 atëherë shihet se shitja e policave është rritur rreth 81 %. Bazuar në statistika zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se tregu i sigurimeve gjatë katër viteve të fundit është zhvilluar dukshëm në raport me vitet paraprake.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit qershor të këtij viti, pra 2023, Kompanitë e Sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 628.336 polica të sigurimit. Nga kjo shifër 257.662 janë polica TPL, 142.125 janë polica kufitare si dhe 228.549 janë polica vullnetare.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri në fund të muajit qershor të vitit 2022 Kompanitë e Sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 515.328 polica të sigurimit. Nga kjo shifër 237.921 janë polica TPL, 124.116 janë polica kufitare si dhe 153.291 janë polica vullnetare.

 

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, po sipas BQK-së Kompanitë e Sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 444.186 polica të sigurimit, prej të cilave 214.177 ishin polica TPL, 137.557 polica kufitare si dhe 92.451 polica vullnetare.

 

 

Ndërsa gjatë periudhës janar-qershor 2020 shitjet ishin edhe më të ulëta – gjithsejtë 347.403 polica të sigurimit, prej tyre 172.486 ishin polica TPL, 65.567 polica kufitare si dhe 109.350 polica vullnetare.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …