Besa Ismaili Ahmeti: Hakmarrja ndaj veteranit Pllashniku është terror politik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,  Besa Ismaili Ahmeti, ka reaguar për largimin nga puna të veteranit të UÇK-së, Agim Pllashniku nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Koha e frikës ka mbaruar!”.

“Arrestimi dhe frikësimi i atyre që guxojnë të thonë të vërtetën në sy, nuk është lidership, është terror politik! Ushtroje dhe shijoje sa të zgjasë, z.Kurti,por dije: Kosova nuk i nënshtrohet orekseve politike të një pushtetari që largohet me turp!”, ka shkruar Ismaili – Ahmeti.

Ndërmarrja publike ‘Ibër-Lepenci’ i ka ndërprerë marrëdhënien e punës Agim Plashnikut që kishte protestuar me indinjatë ndaj skandaleve të përfolura rishtas për keqpërdorimit të fondeve publike nga familjarë të deputetes së VV’së, Fitore Pacollit.

Sipas dokumentit të përhapur tashmë vendimi i Ibër-Lepencit është i datës 30 korrik ndërsa është protokolluar të enjten. Në vendim është nënshkrues Kryeshefi Ekzekutiv Faruk Mujka, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon pjesmarrjen në protestën e 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intigrim (BDI), Ali Ahmeti ka njoftuar se do të merrë …