leoni

Besa Ismaili, e akuzon Kurtin për kërkesë për “pushtet absolut”

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me kërkesën e tij për 500 mijë vota gjatë zgjedhjeve të fundit. Ajo e ka cilësuar këtë si kërkesë për “pushtet absolut” dhe jo për legjitimitet demokratik. “Nuk është hera e parë që Kurti kërkon 500 mijë vota, dhe nuk do të jetë as e fundit,” tha Ismaili. “Por ajo që kërkon në të vërtetë nuk është besimi i qytetarëve – është dorëzimi i tyre. Është kërkesë për nënshtrim, për gojëmbyllje.” Ismaili kritikoi ashpër edhe arrestimin e qytetarëve për deklarata kundër pushtetit, duke theksuar se këto veprime janë tregues të shtypjes së lirisë së fjalës. “Kur dikush arrestohet vetëm pse e quan një eksponente të qeverisë ‘hajn’, kjo nuk është demokraci, kjo është autokraci,” deklaroi ajo. Sipas saj, Kurti po tenton të ndërtojë një sistem ku kritika ndëshkohet. “Dikur ishte luftëtar për fjalën e lirë. Sot është ai që urdhëron pranga për ata që guxojnë të flasin,” përfundoi Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Pasiguria juridike dhe klima politike ulin investimet e huaja direkte në Kosovë

Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie, sipas raportit të fundit të Bankës …