Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa ka akuzuar  qeverisjen aktuale për menaxhim të dështuar  të gjendjes në sektorin e energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar  qeverisjen aktuale për menaxhim jo të duhur të gjendjes në sektorin e energjisë, në kohën kur pjesë të ndryshme të Kosovës kanë mbetur në terr në kohë dimri. Ai thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike duke mos pasur asnjë investim për prodhim të energjisë. Besian Mustafa ka përkujtuar se Qeveria ka bërë shpenzime enorme për importimin e energjisë mbi 700 milionë euro gjatë katër vjetëve të fundit, e cila ka krijuar përfitime vetëm për tregtarët e energjisë dhe jo për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Mustafa thotë se për pasojë e gjithë menaxhimit jo të duhur kemi gjendjen aktuale me ndërprerje të energjisë elektrike, të cilat arrijnë deri në 14 orë në ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …