leoni

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: LDK-ja kërkon ndërtimin e qeverisë së ardhshme dhe stabilitet për zgjedhjen e presidentit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë të qarta kushtet e subjektit të tij politik për një koalicion të mundshëm me partitë opozitare, përjashtuar Vetëvendosjen. LDK nuk është për bllokim të proceseve, por kërkon të udhëheqë qeverinë e ardhshme për të zbatuar programin e saj politik. “Kemi kërkuar që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK-ja dhe të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin,” deklaroi Mustafa. Ai përsëriti qëndrimin e LDK-së kundër një koalicioni me Vetëvendosjen, duke kritikuar qasjen e liderit të saj, Albin Kurti, si përjashtuese dhe autoritare. Mustafa bëri të ditur se LDK është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare nëse plotësohen dy kushte: ndërtimi i qeverisë nga LDK dhe sigurimi i një stabiliteti institucional për zgjedhjen e presidentit. Në rast të dështimit të formimit të qeverisë, sipas tij, Kushtetuta e Kosovës ofron rrugën për të shkuar në zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …