Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak pandemisë së koronavirusit

Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak pandemisë së koronavirusit

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19. Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale. Ndërkaq, njëjtë ishte vepruar edhe në kremtën e Fitër Bajramit, ku besimtarët për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë, nuk kishin mundur ta festojnë me falje të namazit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Gjendja e sigurisë në Deçan mbetet e qetë dhe stabile

Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal …