Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se katër javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Tahiri tha se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë drejtimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe mundësinë për të dalë nga bllokada dhe izolimi. Ai theksoi se qytetarët kanë në dorë rikthimin e normalitetit, vendosjen e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe përmirësimin e mirëqenies dhe sigurisë. “Detyra e të gjithëve është që Kosova të bëhet një vend i sigurt, me mirëqenie dhe dinjitet për qytetarët e saj. Kjo mund të arrihet vetëm duke zgjedhur njerëzit që janë dëshmuar të gatshëm të japin gjithçka për vendin e tyre”, shtoi Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
