leoni

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje do të deklasohen në zgjedhjet e reja

Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se në zgjedhjet e reja nacionale Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të pësojnë humbje të rëndë. “Jam i bindur që në këto zgjedhje do të deklasohet Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin”, ka thënë Tahiri gjatë një interviste. Sipas tij, fitorja e Kurtit në zgjedhjet e vitit 2021 nuk kishte ndodhur për shkak të ndonjë programi më të mirë apo për shkak të kapaciteteve të njerëzve të tij, por si pasojë e pakënaqësisë së qytetarëve me qeveritë e mëparshme. “Ka fitu më 2021 jo për program as që ka pas njerëz më të zot se na. Pat fituar se populli i Kosovës u pat gërditë me neve”, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se tash qytetarët kanë kuptuar se Vetëvendosje ka dështuar në qeverisje dhe se do të ndëshkohet në kutitë e votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale kritikon mbrojtjen e Thaçit për vonesa – mbrojtja kthen akuzat ndaj Prokurorisë për të njëjtat probleme

Trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit …