Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të mbahet edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes. Ai bëri të ditur se në këtë konferencë do të marrin pjesë institucione prestigjioze si Universiteti i Teksasit – Shkolla George Bush për Qeverisje dhe Shërbime Publike, Banka Botërore, Ambasada Britanike, si dhe përfaqësues nga Evropa dhe Lindja e Mesme. Tahiri tha se pret me interes prezantimin e planit RAMP4 – Plani Marshall i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që synon reforma të thella strukturore në institucionet e shtetit. Sipas tij, ky plan do të pasohet nga një raport i gjerë i konferencës, që do t’i dorëzohet Bankës Botërore, Bashkimit Evropian dhe qeverisë së re shqiptare, si bazë për reforma dhe investime të qëndrueshme.
