Besnik Tahiri në Washington, pjesëmarrës në Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma

Besnik Tahiri ka mbërritur në Washington ku do të përfaqësojë Kosovën në Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma, organizuar nga Banka Botërore dhe institucione prestigjioze si Stanford University. Ai do të marrë pjesë në panelin e parë të forumit, krah ministrave nga Argjentina dhe Peruja, në diskutimin me temën “Si të udhëheqësh përmes reformave komplekse”. Tahiri ka njoftuar se do të prezantojë gjetjet dhe studimet e tij empirike, konkluzionet e Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes, si dhe përvojat nga rruga e reformave në Kosovë dhe Lindjen e Mesme. Sipas tij, mesazhi kryesor në këtë samit është se konceptet e menaxhimit publik duhet të përshtaten me ndryshimet globale, përmes reformave të thella institucionale dhe të politikave publike. Forumi në selinë e Bankës Botërore po mblodhi liderë globalë, vendimmarrës dhe akademikë për të ndarë përvoja mbi ndërtimin e koalicioneve, lidershipin dhe zbatimin e reformave.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …