Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve të fundit për rritjen e pagës minimale, pas takimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, me përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat. Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi, pas takimit njoftoi se palët janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro, sipas propozimit të qeverisë. Por Tahiri e ka cilësuar këtë si “manipulim elektoral me paranë publike”. “Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tri vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: korrupsion elektoral. Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike,” ka shkruar Tahiri. Ai ka akuzuar qeverinë se po e përdor një çështje sociale për qëllime politike, në një periudhë kur vendi gjendet në pasiguri institucionale dhe me mundësi për zgjedhje të parakohshme.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					