Besnik Tahiri: Përveç bashkëpunimit institucional do të jetësohet dhe bashkëpunimi në mes të komunave të Kosovës dhe Shqipërisë

Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri,  ka folur për të arriturat e tij si zëvendëskryeministër në raport me Shqipërinë. Ai ka thënë se e arritura e parë historike për gjashtë muaj qeverisje është nënshkrimi i nisjes së Kongresit të parë të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave/bashkive, Kosovë – Shqipëri. “Rëndësia e kësaj iniciative, të bërë realitet, është që do të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare”, ka shkruar Tahiri. Ai ka thënë se në këtë frymë bashkëpunimi, shumë shpejt, do të ndodhë takimi i parë, ku do të nënshkruhen marrëveshjet e para komunë për komunë dhe do të jetësohet, jo vetëm koncepti i bashkimit politik, por i bashkëpunimit institucional në mes të komunave të Kosovës dhe bashkive të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …