leoni

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Programi elektoral i AAK-së është i vetmi që ka qenë i qasshëm për publikun deri më tani

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti është partia e parë dhe e vetme që ka pasur program elektoral të publikuar dhe që ka qenë i qasshëm për publikun. “Ne jemi partia e parë dhe e vetëm që kemi programe politike dhe i shpërndajmë ato programe në formë të printuar”, ka thënë ai. Ai thotë se partitë tjera kanë kopjuar nga programi i AAK-së dhe sipas tij kanë bërë mirë që kanë marrë nga ky program. Tahiri thotë se Kosova këtë vit ka një buxhet më të vogël se viti paraprak për shkak të pandemisë. “Ne e kemi përshtatur programin ekonomik duke u bazuar në këto të hyra buxhetore”, ka shtuar Tahiri. Ai ka treguar edhe mënyra se si do të mbështeten bizneset. “Me 60 milionë euro do t’i subvencionojmë bizneset për tre muaj për paga të punëtorëve që kanë së paku kontratë një vjeçare. Pastaj 50% të pagës në vlerë jo më pak se 170 euro për punëtorët që kanë humbur vendin e punës”, ka thënë ndër të tjera Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …