Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Qeveria Kurti duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave. “T’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore. Kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti, ka shkruar Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …