Besnik Tahiri shpërthen në Kuvend: “A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po veprojmë për çmimin e naftës?”

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, të thirrur për çështjen e rritjes së çmimit të naftës. Në fjalën e tij, Tahiri theksoi se Kosova po mbetet pas në krahasim me vendet e tjera që tashmë kanë ndërmarrë masa konkrete për të përballuar krizën globale. Ai përmendi shembuj konkretë nga shtete evropiane dhe rajonale, si Italia dhe Spanja, të cilat sipas tij kanë miratuar pako mbështetëse për qytetarët. Po ashtu, ai theksoi se masa të tilla janë ndërmarrë edhe nga vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. “A mund të dimë pse ne jo? A jemi ne vendi më i pasur në Evropë që nuk po marrim veprime?”, ka deklaruar Tahiri, duke vënë në pikëpyetje mungesën e reagimit institucional. Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë masa konkrete për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve, të cilët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve të derivateve dhe kostos së jetesës.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi: “Deri kur kështu me këta horra?”

Analisti politik dhe mjeku i luftës, Fitim Selimi, ka reaguar me tone të ashpra pas …