Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Sot për sot, në Bruksel dhe në Strasburg vëmendja është në Ukrainë, nuk është në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar i  AAK-së, Besnik Tahiri, tha se takimi në Komunitetin për Politikë dhe Demokraci ishte jo i lehtë. “Ishin tri deputete ukrainase, të cilat prezantuan dhe diskutuan, prezantimi ishte shumë i prekshëm, veçanërisht për neve që e kemi parë nga afër se si është lufta. Tahiri tha se bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, kanë takuar disa deputetë, ku adresuan çështjen e Kosovës. “Ajo që mund të them është se në Këshillin e Evropës shihet se çështja e Ukrainës është shumë lart në agjendën e tyre dhe në Asamblenë Parlamentare. Sot për sot në Bruksel dhe Strasburg vëmendja është në Ukrainë, nuk është në Kosovë”, tha deputeti, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …