Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në forumin e Anatalias në Turqi. Ai ka njoftuar se në darkën e organizuar nga Erdogani, kishte liderë nga e gjithë bota. “Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota. Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, ka shkruar Behxhet Pacolli. Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, analistë dhe akademikë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …