Kryeministri Kurti

Kryeministri, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, që po mbahet në Anatalja të Turqisë

Kryeministri, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, që po mbahet në Anatalia, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë: “Përfaqësimi i Ndryshimit”. Ai më parë  kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Turqi. Gjatë ditës së djeshme  ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga kryetari  i  Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjen për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …