Besnik Tahiri: Vendimi i SHBA-së është alarm për Qeverinë Kurti

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin pa afat të dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një moment alarmues për Qeverinë Kurti dhe Vetëvendosjen. Tahiri theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk janë vetëm politike, por të ndërtuara mbi sakrificë, histori dhe “lidhje gjaku”. Ai kujtoi vitin 1999, kur SHBA-të ndalën spastrimin etnik dhe sollën lirinë për popullin e Kosovës, duke e bërë këtë raport të pashkëputshëm dhe pjesë të identitetit shtetëror. “Kur po shfaqen tendenca për ta relativizuar këtë lidhje dhe për ta reduktuar vetëm në kontekste politike të momentit, duhet të kujtojmë se raporti ynë me SHBA nuk është i bazuar në eksperimente e kalkulime, por në sakrificë, histori, besim të ndërsjellë dhe lidhje gjaku”, tha Tahiri. Sipas tij, vendimi i Washingtonit është një pasojë e drejtëpërdrejtë e politikave të qeverisë aktuale, e cila duhet të pyesë veten “ku e solli vendin dhe kah po shkon shteti”. Tahiri shtoi se opozita duhet të flasë me më shumë guxim për rëndësinë e projektit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe multietnike, ndërsa çdo përpjekje për të dobësuar lidhjen me SHBA-të e quajti “tradhti të rëndë”.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Pa SHBA-në nuk ka të ardhme për Kosovën, duhet bashkim kombëtar për ta rikthyer partneritetin strategjik

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën nga …