Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Albin Kurti, njeriu që dikur ia rrotullonte makinat EULEX-it, po hesht pas raportimit të Simmonsit

Sekretari për zgjedhjet i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar raportimin para deputetëve të ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmos. Ai ka  shkruar se ish gjyqtari Malcolm  Simmons ka folur edhe përkundër heshtjes së vazhdueshme dhe refuzimit të Albin Kurtit për ta dëgjuar. E vërteta po i dhemb Albin Kurtit. Ai me militantët e tij  që dikur ia rrotullonin makinat EULEX-it dhe UNMIK-ut. Mirëpo gjithçka që  kryetari i Vetëvendosjes, tani kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka bërë kundër EULEX-it ka qenë vetëm një kauzë e rrejshme deri në neveritje,  ka shkruar Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: Enver Hoxha: Kosova është Shqipëri, Tiranë, Neraida, 1999

TË DHËNA INTERESANTE E TË PANJOHURA PËR QËNDRIMIN E SHQIPËRISË PËR KOSOVËN E VISET TJERA …