Kryetari, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territore të Ukrainës, pasi Kremlini zyrtar ka thënë se Luhansku, Donjecku, Zaporozhja dhe Hersoni, kanë votuar në referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Ukraina dhe Perëndimi i konsiderojnë këto referendume si të rreme. Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Rusisë sanksione të reja për shkak të synimeve për aneksim. Dua të jem shumë i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës”, ka thënë Biden. Ekspertët perëndimorë besojnë se Vladimir Putin shpreson të aneksojë rajonet e pushtuara të Ukrainës, ashtu që të mund të argumentojë se territori rus është nën sulme të armëve perëndimore.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorja Demiri apel qytetarëve në Izrael: Të rrisin vigjilencën dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
