Bie numri i veteranëve përfitues, Hysni Gucati: Shkaktarë vdekjet dhe ndryshimet në punësim

Të dhënat e Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë një rënie të lehtë të numrit të veteranëve që përfitojnë pension gjatë muajve të fundit.Sipas statistikave zyrtare, në janar pension kanë marrë 38,063 veteranë, ndërsa në shkurt ky numër ka rënë në 37,893, duke shënuar një ulje prej 170 përfituesish. Kryetari i Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shpjeguar se kjo rënie lidhet kryesisht me dy faktorë: vdekjet e veteranëve dhe ndryshimet në statusin e punësimit. “Numri është më i vogël sepse veteranët janë duke vdekur, vetëm në muajt shkurt dhe mars kemi varrosur 28 veteranë. Arsyeja tjetër është se disa janë të punësuar në sektorin privat dhe po aplikojnë për çështjen e pagës”, ka deklaruar ai. Sipas tij, aktualisht rreth 37 mijë veteranë vazhdojnë të marrin përfitime, ndërsa trendi i rënies mbetet i lidhur me zhvillimet demografike dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

MPJD nën drejtimin e Donika Gërvallës bleu 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit për rreth 15 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në kohën kur drejtohej nga Donika Gërvalla, …