BIK-u po përballet me trillime të paskrupullta e qëllimkëqija të lansuara nga qarqe të errëta

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës  deklaron se  shkrimi i publikuar në disa portale ku thuhet se  “Profeti Muhamed ka urdhëruar në xhihad, luftë ndaj pabesimtarëve” e që i atribuohet Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava nuk është i vërtetë por është  sajesë e lansuar nga qarqe për ne ta panjohura.  Konstatimet e përvijuara në këtë gjoja prononcim të Bashkësisë Islame të Kosovës nuk janë  qëndrime as të Myftiut as të Kryesisë së BIK, thjesht janë sajesa e trillime të paskrupullta e qëllimkëqija të lansuara nga qarqe të errëta.  Për aq sa kemi kuptuar, ne kjo sajesë është lanusar nga një portal krejt anonim në Maqedoni, andaj ftojmë mjetet e informimit që mos të bien pre e burimeve të dyshimta, por kur bëhet fjalë për BIK-un të kontaktojnë kompetentët e BIK-ut. Për të hir të korrektësisë, për ngjarjet në Paris, e risjellim edhe njëherë qëndrimin e BIK të 14 nëntor 2015, ndërsa me shpifësit që flasin në emër të BIK, do të merret drejtësia.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …