Sheradin Berisha: Terrorizmi i planifikuar

Ekonomia dhe politika jane të lidhur ngusht njëra me tjetrën. Ashtu si në ekonomi që planifikohen parametrat e zhvillimit edhe në politik planifikohen parametrat e ngjarjeve të mëdha. Ato nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen rastësisht as spontanisht! Rrjedhimisht aktet e terrorizmit global të shpërfaqur përmes Al Qaidas, ISIS-it etj., si formacione të krijuar për arritjen e qëllimeve politike, nuk ndodhin aksidentalisht. Dhe ky terrorizëm global që po ngjallë frikë e vretë njerëz të pafajshëm, duket të jetë në shërbim të politikës globale, e cila drejton njëkohësisht edhe ekonominë globale!


“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. – kështu ka thënë edhe Presidenti i 32’të i SHBA’ve, Franklin D.Roosvelt (1882-1945). Prandaj, sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris (13 nëntor 2015), ashtu sikurse edhe ngjarjet e 7 – 9 janarit 2015 po në Paris, që nisën me sulmin në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, mbi “policin e vrarë” në rrugë, e deri në “vrasjen e terroristëve”, nuk ishin akte të rastësishme as aksidentale, por të organizuar e palnifikuar mirë që të ndodhnin në atë mënyrë siç ndodhën!


Qysh në gusht të vitit 2014, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kishte paralajmëruar se do të ketë sulme terroriste në Francë. Dhe gjashtë muaj më vonë, në janar 2015 vërtetë ndodhën ato sulme terroriste – në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, dhe së fundi ato të natës së mbrëmshme.


Kryeministri Netanjahu atëkohë kishte thënë se, “nëse nuk solidarizoheni me Izraelin, atëherë ju do ta mësoni tiraninë. Terrorizmi do të arrijë në Francë”! Ndërkaq, presidenti francez, François Holande, më 9 janar 2015 kur i është drejtuar Kombit në Televizionin Shtetëror pati deklaruar se: “Iluminati po sulmon Parisin”!

Kontrolloni gjithashtu

Karderinis Isidoros

ISIDOROS KARDERINIS: RICS+: Një zgjerim mbresëlënës

Në agimin e vitit 2024, nga 1 janari, pesë vende të tjera u bënë anëtarë …