Bilall Kasami: LSDM-ja po tregon një sens më të madh për çështjen shqiptare

Bilall Kasami: Shqiptarët në Maqedoni kanë dhjetë ministri por çalon keq përdorimi i gjuhës shqipe

Në qeverinë maqedonase, shqiptarët përfaqësohen me 10 ministra nga 20 në total që ka kabineti qeveritar. Edhe zëvendës-kryeministri dhe kryetari i Kuvendit  janë të dy shqiptarë e megjithatë gjuha shqipe flitet  me vështirësi. Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, pasi kanë bërë kompromise për përfitime personale. Në kohën që gjysma e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga shqiptarë janë të pakta ato ministri që komunikimin me qytetarët dhe pushtetin lokal e bëjnë në gjuhën shqipe, siç janë të obliguar në bazë të ligjit. Aplikimet për fonde të ndryshme që vijnë nga qeveria qendrore vijnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe unë kam insistuar që të jenë edhe në shqip. Në web faqet e ministrive që udhëhiqen nga shqiptarët do të shihni se gjuha shqipe atje është me google translate dhe nuk ka seriozitet, të gjithë aplikimet, dokumente, projektet janë vetëm në gjuhë maqedonase”, thotë Bilal Kasami, kryetar i Komunës Tetovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …