Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Kurti është ngucakeq, nëse nuk e mban marrëveshjen me Limajn i duhen edhe 4 mandate

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili i quajti deputetët e opozitës “nomadë”. Sherifi e cilësoi Kurtin si “ngucakeq” dhe tha se sjellja e tij nuk është asgjë e re. “Populli e ka një shprehje të mirë që e përshkrun këtë situatë: Zoti Kurti është ngucakeq, s’munet me nejt pa u nguc. Atë deklaratën që e ka pas thënë në fillim, mendoj që nuk ka qenë aksidentale, por ai e ka pas bindjen që përmes diasporës do ta mbyll lojën”, tha Sherifi.  Ai shtoi se deklaratat e fundit të Kurtit reflektojnë nervozizëm për shkak të vështirësive që po përballet në sigurimin e numrave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. “Nëse e mban marrëveshjen me Fatmir Limajn dhe e zgjedh kryetarin e Kuvendit, atëherë i ka 60 mandate. I duhet edhe një për të ecur përpara. Nëse nuk i qëndron marrëveshjes në parim, atëherë ka telashe me 4 mandate të tjera”, theksoi Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria pritet të presë Samitin e NATO-s më 2027 – Konfirmimi zyrtar nga draft-deklarata në Hagë

Shqipëria është në prag të një ngjarjeje historike në kuadër të aleancës më të fuqishme …