Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: Albin Kurti është nomadi i vërtetë – nuk e rrit as fëmijën në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili së fundmi ka përdorur termin “nomadë” për deputetët e ish-opozitës. Musliu ka thënë se, sipas saj, nomadi i vërtetë është vet Kurti, duke e akuzuar për mungesë lidhjeje me Kosovën. Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Ai përdor gjuhë përçarëse me qëllim të thellimit të krizës politike, sepse i konvenon vakumi institucional, ka thënë Musliu. Ajo e ka akuzuar Kurtin se nuk e rrit fëmijën e tij në Kosovë dhe se nuk ka as shtëpi në vend, duke shtuar se ka blerë pronë në Norvegji. “Nëse dikush i përshtatet termit ‘nomad’, ai është vet Kurti – pa të kaluar, pa rrënjë e pa ndjenja për këtë vend,” ka theksuar ajo. Musliu përfundoi duke nënvizuar se ajo dhe shumë qytetarë të tjerë kanë vetëm një atdhe – Kosovën – dhe se janë të lidhur me këtë tokë përmes brezave dhe historisë së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …